Putin mat forcat me Perëndimin: Arsenali i armatimeve ruse, superior ndaj atyre të NATO-s

Evropë

Putin mat forcat me Perëndimin: Arsenali i armatimeve ruse, superior ndaj atyre të NATO-s

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:45
Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i kënaqur me arsenalin e armëve dhe industrinë në Rusi, të cilat sipas tij lënë pas ato të NATO-s.

“Industria jonë e mbrojtjes demonstron një ritëm dhe cilësi shumë të mirë të punës,” tha Putin në një takim me pjesëmarrësit në një forum në Rusi.

Sipas tij, “nëse krahasojmë armatimet moderne të NATO-s, armatimet e periudhës së fundit të epokës sovjetike, në disa aspekte janë inferiore, por jo gjithmonë”.

“Por nëse merrni armatimet tona më të reja, ato janë qartësisht superiore ndaj gjithçkaje. Ky është një fakt i qartë,” theksoi Putin.

Kreu i Kremlinit u shpreh se po i referohej “pajisjeve raketore, mjeteve të blinduara dhe armatimeve të tjera që përdoren në fushën e betejës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat