Sondazhet e nxjerrin kryesues, Vladimir Putin mban fjalimin e fitores së mandatit të pestë në Moskë

Evropë

Sondazhet e nxjerrin kryesues, Vladimir Putin mban fjalimin e fitores së mandatit të pestë në Moskë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 22:59
Vladimir Putin

Rezultati i deritanishëm, do të thotë se Putini, 71 vjeç, do të sigurojë lehtësisht një mandat të ri gjashtëvjeçar që do t’i mundësonte atij të kapërcejë Josef Stalinin dhe të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë për më shumë se 200 vjet.

Putin fitoi 87.8% të votave, rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë post-sovjetike të Rusisë, sipas një sondazhi nga Fondacionit Publik Opinion (FOM), shkruan Reuters.

Pasi këtij rezultati, Presidenti Vladimir Putin foli për herë të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit, ku deklaroi se Rusia duhet ta bëjë ushtrinë e saj më të fortë dhe se ai do të bënte gjithçka që mundej për të zgjidhur detyrat e asaj, atë që ai e quajti “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të konsoliduar”, thotë ai, ndërsa shtoi se fitorja e tij tregon se Rusia kishte “të drejtë” për të zgjedhur rrugën e saj aktuale.

Putin tha se forcat e armatosura ruse po përparonin në Ukrainë çdo ditë dhe se forcat e Moskës e mbanin iniciativën në fushën e betejës.

Po ashtu ai ka komentuar edhe protestat kundër tij gjatë ditës së sotme edhe më herët, ku janë arrestuar të paktën 80 persona në të gjithë Rusinë.

Putin u pyet se çfarë mendon ai për protestat “Mesdita kundër Putinit” të organizuara në një numër qytetesh ruse dhe në qendrat e votimit jashtë vendit.

Atij nuk i bën shumë përshtypje, megjithëse mendon se si kryetar shteti sipas tij,  e ndihmuan të bënte punën e tij , duke i kërkuar votuesve të vijnë dhe të kryejnë detyrën e tyre qytetare.

“Pavarësisht se për kë votoni, kjo ishte një gjë e mirë, megjithëse nga sa kuptoj unë nuk dha asnjë rezultat,” thotë ai.

Shumë njerëz dolën drejt qendrave të votimit mesditën e sotme si pjesë e protestës simbolike, përfshirë Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexei Navalny.

Autoritetet paralajmëruan më parë se çdo tubim do të konsiderohej një vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat