Ky është miku i Vuçiqit në krye të “Inteligjencës” serbe

Evropë

Ky është miku i Vuçiqit në krye të “Inteligjencës” serbe

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:45
Vladimir Orliç

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë në seancën e djeshme miratoi emërimin e zyrtarit dhe deputetit të Partisë Progresive Serbe, Vladimir Orliç, për drejtor të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), njoftoi Kabineti i Presidentit të Serbisë.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, të cilën e kryesoi presidenti i atij vendi, Aleksandar Vuçiq, është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë “me referencë të veçantë për situatën në Serbi”.

Vladimir Orliç ka qenë deputet i SNS-së në pushtet në Parlamentin serb për disa mandate, ndërsa nga viti 2022 deri në vitin 2024 ka qenë edhe kryetar i parlamentit serb.

Ai është i njohur për publikun në Serbi si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit.

Aleksandar Vulin i sanskionuar nga Amerika, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të BIA-s dhe ka deklaruar se këtë e ka bërë pasi nuk ka dashur të jetë “rast për shantazhe dhe presione ndaj Serbisë dhe botës serbe”.

Në shpjegimin e vendimit për largim nga posti i drejtorit të BIA-s, Vulin deklaroi se BE-ja dhe SHBA-ja po kërkojnë “kokën e tij” dhe se ai po tërhiçet që të mos vendosen sanksione ndaj Serbisë.

Ndryshe, në muajin korrik të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat