“Inteligjenca ruse doli jashtë loje”, eksperti: Ukraina pushtoi më shumë territore

Evropë

“Inteligjenca ruse doli jashtë loje”, eksperti: Ukraina pushtoi më shumë territore

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 10:45
Pamje nga lufta në Ukrainë

Presidenti rus Putin e ka shpallur inkursionin ukrainas në rajonin e Kurskut “të dështuar”, pasi trupat ukrainase nuk ia arritën qëllimit.

Prof.As. Xhavit Shala, ekspert në fushën e sigurisë tha në një intervistë për Euronews Albania se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka kaluar në një fazë të re.

Sipas tij, sulmi i Ukrainës tregoi edhe një herë dështimin e inteligjencës ruse dhe kompaktësinë e Ukrainës.

“Sulmi ukrainas ndaj territoreve ruse është një zhvillim interesant, Ukraina ka pushtuar territore ruse më shumë se Rusia ka përfituar territore ukrainase nga fillimi i vitit, rreth 1 mijë milje katrorë është shumë zhvillim interesant se askush nuk e parashikonte. Kjo tregoi se rusët prapë dolën jashtë loje në aspektin e inteligjencës; të lëvizin 10 mijë forca dhe të pushtohet një pjesë e territorit dhe të mos ketë informacion fare inteligjenca, tregon kompaktësinë e Ukrainës, aftësinë e saj për operacione të tilla”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat