Prej disa ditësh Greqia është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe disa zonë janë përmbytur.
Autoritetet kanë bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, pasi mund t’u rrezikohet jeta.
Sipas mediave greke më shumë vështirësi janë krijuar në rajonin e Kretës.
Ekipet e emergjencës si edhe zjarrfikësit janë vendosur në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë çdo banori në rast të ndonjë problematike.