Rusia nis kundërofensivën në Kursk

Evropë

Rusia nis kundërofensivën në Kursk

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 11:31
Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon

Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave.

Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Selenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj konfirmoi kundërofensivën, Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunën nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat