​Shpërthim në fabrikën e makaronave në Turqi

Evropë

​Shpërthim në fabrikën e makaronave në Turqi

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 19:39
Foto nga vendi i ngjarjes

21 persona janë plagosur, prej tyre dy në gjendje të rëndë, si rezultat i një shpërthimi në një fabrikë makaronash sot në Hendek, Sakarya, në veriperëndim të Turqisë.

Shërbimet e urgjencës nga qendra e qytetit dhe zonat përreth janë dërguar me shpejtësi në vendngjarje.

Një punonjës u shpëtua nga zjarrfikësit duke përdorur një vinç dhe mori trajtim mjekësor përpara se të transportohej në spital.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc njoftoi se Kryeprokuroria Publike ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat