Bota ndahet sot nga Papa Françesku

Evropë

Bota ndahet sot nga Papa Françesku

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:47
Kryepeshkopi Diego Giovanni Ravelli duke mbuluar fytyrën e të ndjerit Papa Françesku

Krerë shtetesh, anëtarë familjesh mbretërore dhe të ftuar të tjetrë marrin pjesë në funeralin 90-minutësh të Papa Françeskut.

Qindra-mijëra vetë po mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ku do të mbahet mesha mortore për Papa Françeskun, e cila fillon me një kor që këndon ritet hyrëse. Mesha mortore do të kryesohet nga Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve

Rreth 250,000 vetëishin rreshtuar për të parë arkivolin e Papës, i cili u zhvendos tri ditë më parë nga rezidenca e tij në kishën Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Arkivoli i Papës u mbyll dhe arkivoli i tij u vulos të premten (25.04.) përpara funeralit shtetëror dhe varrimit në një kishë të vogël jashtë mureve të Vatikanit. Papa e kishte zgjedhur vetë vendin e tij të fundit ku do të prehet.

Ceremonia e lamtumirës

Udhëheqës botërorë, ndër ta Presidentin e SHBA-së Donald Trump, ish-presidenti Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti i Argjentinës Javier Milei, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe princi William i Britanisë do të marrin pjesë në ceremoninë në Romë.

Papa dhe testamenti i tij

Papa caktoi vetë me testament vendin se ku do të varroset. Papa nuk do të varroset nën Bazilikën e Shën Pjetrit, si shumë papë para tij, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore. Papa Françesku e kishte shënuar këtë në testamentin e tij. Mbi varrin e tij duhet të shkruhet vetëm emri: Franciscus.

Shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga donacionet. Në Bazilikë ka edhe varre të papëve të mëparshëm. Papa i fundit u varros këtu më shumë se 350 vjet më parë.

Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit ishte Jorge Mario Bergoglio, mbajti detyrën më të lartë në Kishën Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Konklava për zgjedhjen e pasardhësit të tij do të mbahet në maj. Të drejtën e votës e kanë aktualisht 135 kardinalë nën moshën 80-vjeç. "Tymi i bardhë" sinjalizon zgjedhjen e papës së ri./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat