Britania do të “skanojë” emigrantët me Inteligjencë Artificiale, teknologjia do të zbulojë moshën e tyre nga fytyra

Evropë

Britania do të “skanojë” emigrantët me Inteligjencë Artificiale, teknologjia do të zbulojë moshën e tyre nga fytyra

Më: 29 maj 2026 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të kontrolluar emigrantët dhe ata që shtiren si të mitur duke filluar nga viti i ardhshëm.

Mjeti i AI-së do të vlerësojë moshën e një personi duke analizuar fotografitë e tij të bëra në kufi, raporton BBC.

Megjithatë, Human Rights Watch i ka kërkuar qeverisë britanike që të anulojë skemën, duke e përshkruar atë si “teknologji të paprovuar” që do të minojë mbrojtjet që u takojnë fëmijëve të cenueshëm.

Vendimi për të përdorur softuerin vjen pas viteve të tëra me nivele të larta të njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe kërkojnë azil në kufi. Një total prej 111,084 personash kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit që përfundoi në qershor 2025, 14% më shumë se një vit më parë.

Në vitin e kaluar, më shumë se 6,400 migrantë që pretendonin se ishin fëmijë u vlerësuan për moshën në kufi, ndërkohë që 43% të tyre që rezultuan të ishin të rritur, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

“Kjo është arsyeja pse po përdorim teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’i dhënë fund kësaj, duke siguruar që ata që manipulojnë sistemin të identifikohen, të ndalohen dhe të largohen pa vonesë, dhe ata që meritojnë mbështetje dhe mbrojtje ta marrin atë”, tha ministri për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat