Sydney Sweeney ka vënë në pah linjat e saj trupore me të brendshme provokuese, teksa promovoi markën e saj të të brendshmeve, Syrn, me rastin e së Premtes së Zezë (Black Friday).
Aktorja e serialit Euphoria, 29 vjeçe, ekspozoi dekoltenë dhe format e saj trupore në setin e fundit fotografik për markën, në një kohë kur po shtohen spekulimet se ajo është ndër emrat më të përfolur për t'u bërë vajza e re e James Bondit.
Sweeney, e cila aktualisht është në lidhje me Scooter Braun, u shfaq me një stil që kujtonte elegancën e nuseve, e veshur me të brendshme të bardha prej dantelle gjysmëtransparente dhe taka, teksa pozonte para kamerës.
Aktorja provoi gjithashtu një komplet të zi prej dantelle, në stil gotik, me reçipeta dhe çorape, duke vënë në pah barkun e tonifikuar dhe këmbët e saj.
“Naughty or nice… koleksionet e fundit festive të @syrn po i nxjerr më herët, vetëm për këtë fundjavë. Gjithashtu, nuk mund t'i rezistoja dëshirës për të ndarë edhe disa fotografi nga seti ynë festiv, sepse e dini sa shumë i dua festat”, shkroi ajo.