Gjermania thithësja e emigrantëve jo vetëm nga Lindja e Mesme, por edhe Evropa

Evropë

Gjermania thithësja e emigrantëve jo vetëm nga Lindja e Mesme, por edhe Evropa

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:42
Regugjatet

Gjermania është destinacioni i shumë emigrantëve, por kurrë nuk kishin shkuar aq shumë sa në 2015, shkruajnë mediat gjermane. Një arsye: Vala e refugjatëve. Në Gjermani gjatë 2015 erdhën 2.1 milion persona, kryesisht më shumë nga vendet të zhytyra në konflikte por nuk kanë qenë të paktë edhe banorët e Ballkanit, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, përcjell botasot.info. Për krahasim nga 2014, në 2015 erdhën 46 përqind më shumë persona drejt Gjermanisë.

Gjithashtu janë larguar nga Gjermania po aq persona sa asnjëherë më parë. 998.000 emigrantë janë larguar nga Gjermania në 2015, që është për 83.000 (9 përqind) më shumë sesa në 2014.

Grupi më i madh i të ardhurve është nga Siria, 310.000, ndjekur nga rumunët (221.000) dhe polakët 191.000. Rreth 45 përqind e emigrantëve të ri në Gjermani kanë qenë nga vendet anëtare të BE, 967.000 persona, që është rreth 4 përqind më shumë. Por gjatë 2015 janë larguar gjithashtu shumë emigrantë evropianë nga Gjermania.


Shqiptarët janë koncentruar në landin gjerman NRW

Numri i shqiptarëve të ardhur në Gjermani është rritur nga 35.000 në 2015 në 47.000 gjatë 2016. Shqiptarët e Shqipërisë kryesosht janë vendosur në NRW, 24.500 sosh.  Vende tjera evropiane me rritje drastike janë rumunët (nga 12.000 në 90.000), kroatët (nga 15.000 në 40.000) dhe bullgarët nga 5000 në 40.000.  

Pra siç shikohet numër të madh të emigrantëve në Gjermani kanë pasur edhe evropianët.

75 përqind e emigrantëve janë koncentruar në pesë lande gjermane dhe atë Nordrhein-Westfalen (277 000), ndjekur nga Baden-Würtemberg (173 000), Bayern (169 000), Niedersachsen (115 000)  dhe Hessen (95 000).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat