Putin ia ndërron postin një zyrtari të rëndësishëm

Evropë

Putin ia ndërron postin një zyrtari të rëndësishëm

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 13:36
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ka larguar në mënyrë tërësisht të papritur shefin e Kabinetit të tij, Sergei Ivanov, dhe e ka vendosur në një pozitë tjetër më të ulët e me më pak ndikim.

Kremlini tha sot se Ivanov nuk do të shërbejë më si përfaqësues i Presidencës për çështje të transportit dhe ambientit.

Ish-zëvendësi i Ivanov, Anton Vaino, e ka zëvendësuar atë si shef i Kabinetit i Kremlinit.

Putin tha se Ivanov vetë kishte kërkuar që të largohej nga ajo pozitë, si udhëheqës i administratës së Kremlinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat