Me të brendshme dhe me flamurin malazez, arrestohen 9 turistët

Evropë

Me të brendshme dhe me flamurin malazez, arrestohen 9 turistët

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:16
Turistët australianë

Nëntë turistë australianë janë arrestuar pasi ishin zhveshur me të brendshme gjatë “Çmimit të Madh” të Malajzisë të dielës.

Djemtë, të cilët kanë dalë vetëm më të brendshme sportive duke mbajtur flamurin Malajzisë, janë duke u hetuar për “fyerje me dashje” dhe shkelje të mundshme të paqes.

“BBC” thotë se fotografitë e tyre, të zhveshur me të brendshme me ngjyrat kombëtare të vendit janë ndarë gjerësisht në mediat sociale.

Incidenti është kritikuar në vendin me shumicë myslimane.

Përdoruesit e Twitter kanë akuzuar autorët , të moshës mes 25 dhe 29, se kanë shkaktuar shkelje dhe fyerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat