Bora zbardh Sulltanahmetin, perlën e Stambollit në Bosfor

Evropë

Bora zbardh Sulltanahmetin, perlën e Stambollit në Bosfor

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:17
Pamje nga Sulltanahmeti

Bora ka zbardhur Sulltanahmetin, lagjen atraktive të Stambollit dhe njërën nga pjesët më të vjetra të qytetit në Bosfor.

Pamjet nga ajri janë përrallore në të cilat shihet se si Sulltanahmeti në brigjet e detit zbulon të gjithë madhështinë e tij dhe pasurinë e lashtë historike.

Bora ka mbuluar kuben e Aja Sofisë së ndërtuar në shekullin e 6-të, dikur një kishë bizantine, më vonë xhami dhe tani muze në të cilin vijnë turistë nga e mbarë bota.

Disa dhjetëra metra më larg, nga bora është zbardhur edhe kubja e xhamisë madhështore Sulltanahmet me gjashtë minaret e saj, e famshme për nga madhësia dhe bukuria e saj, raporton AA.

Edhe fotografitë e shkrepura nga droni shfaqin dinamikën e qytetit në Bosfor në të cilin nga çasti në çast arrijnë anije, ndërkohë që shitësit në rrugë ofrojnë ëmbëlsirat dhe pije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat