Gjermania kritikon Rusinë për shkak të arrestimit të demonstruesve

Evropë

Gjermania kritikon Rusinë për shkak të arrestimit të demonstruesve

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 22:36
Rusi

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gernot Erler kritikoi sot arrestimin e më shumë se 1.000 demonstruesve, në mesin e të cilëve edhe opozitarin Aleksej Navalnij në Rusi dhe porositi se Berlini pret lirimin e tyre të shpejtë.

Erler, i cili është emisar i Qeverisë gjermane për marrëdhënie me Rusinë, Azinë Qendrore dhe partneritetin evropian, tha se aksioni i djeshëm i autoriteteve ruse kërcënon të drejtën për tubime dhe lirinë e shprehjes, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Rusisë, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat