Komplot për vrasjen e presidentit francez, ja plani i autorit 23-vjeçar

Evropë

Komplot për vrasjen e presidentit francez, ja plani i autorit 23-vjeçar

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 08:03
Emmanuel Macron

Një ekstremist i djathtë është arrestuar pasi komplotoi për të qëlluar Presidentin francez, Emmanuel Macron, përballë Donald Trump në Ditën e Bastijës. Komploti nga francezi 23-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, u gjet kur ai u përpoq të blinte një kallashnikov në internet.

Burime nga Prokuroria në kryeqytetin francez njoftuan për mediat se personi i arrestuar ishte një ekstremist i djathtë, i cili donte të vriste Macron, si dhe njerëzit me ngjyrë, arabët, hebrenjtë dhe homoseksualët.

Ndaj tij janë ngritur akuza për vepra terroriste. I dyshuari, i cili vjen nga zona e Parisit, planifikoi të sulmojë Macron në festimet e Ditës së Bastijës, më 14 korrik. Presidenti Trump do të jetë i ftuar i nderit i tij këtë vit, në ditën kombëtare të Francës, e cila kujton hyrjen në fortesën e Bastijës gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789.

Një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë franceze do të shpaloset në Champs Elysee dhe Place de la Concorde për këtë ngjarje, ku do të përfshihen edhe mijëra trupa franceze dhe amerikane.

Sulmuesi i mundshëm e ka përmendur kërkimin e një arme në një forum me videogame që po monitorohej nga oficerët e inteligjencës. Kur policia e antiterrorizmit u paraqit në banesën e tij në periferi të Argenteuil të mërkurën e kaluar, ai i kishte kërcënuar ata me një thikë kuzhine.

Pasi iu mor thika, u arrestua dhe gjatë kërkimeve u gjetën armë të tjera në makinën e tij. Sipas informacioneve të “RMC”, personi ishte “psikologjikisht i rënduar, por i vendosur”. Të hënën u zbulua se personi në fjalë ishte dënuar me tri vite burg për mbështetje të terrorizmit dhe përhapje të urrejtjes, por 18 muaj të këtij dënimi ishin pezulluar.

Të dhënat në kompjuterin e tij zbuluan se ai ishte apologjist (argumentonte pro veprimeve) për vrasësin masiv neonazist Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 veta në një sulm me bombë dhe armë në Norvegji, në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat