Gjermani: Mirëpritet thirrja e Putinit për paqeruajtës në Ukrainë

Evropë

Gjermani: Mirëpritet thirrja e Putinit për paqeruajtës në Ukrainë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 10:12
Sigmar Gabriel

Gjermania e ka mirëpritur pajtueshmërinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për dërgimin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë se e përshëndet “ndryshimin në politikën ruse”.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha mbrëmë në Berlin se shpallja e Putinit ishte “befasuese” por theksoi se “ishte shumë i kënaqur për ta parë këtë sinjal”, se Putini “dëshiron të diskutoj mëtutje për kërkesën të cilën Rusia e ka refuzuar në të kaluarën.

Propozimi i zotit Putin për dërgimin e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e monitoruesve ndërkombëtarë në pjesën lindore të Ukrainës, është paraqitur te kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbërmë vonë, pasi Putini kishte propozuar një gjë të tillë, gjatë një konference për shtyp në Kinë, dje më herët gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat