Të Gjelbërit kusht Merkelit, kërkojnë më shumë të drejta për punëtorët nga Ballkani perëndimor

Evropë

Të Gjelbërit kusht Merkelit, kërkojnë më shumë të drejta për punëtorët nga Ballkani perëndimor

Nga: Fitim Dika Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:28
Ilustrim

Unioni krishtero demokrat gjerman CDU dhe partia tjetër e djathtë FDP kërkojnë të bindin Të Gjelbërit për të vendosur një kufij gjeneral për pranimin e refugjatëve dhe dhënien e vizave të punës për Ballkanin perëndimor, shkruan “rp-online”.

“Vendet e Ballkanit perëndimor janë në kategorinë e shteteve me origjinë të sigurt, andaj është e pakuptimtë të bisedohet për pranimin e tyre si azilantë në Gjermani,” tha politikani i CDU, Stephan Mayer. "Unë pres që Të Gjelbërit të tërhiqen nga pozicionet e tyre fundamentale dhe të bëhen të gatshëm për të marrë përgjegjësi në koalicionin e ardhshëm. Mes tyre është votimi që edhe shtetet e Magrebit të shpallen vende me origjinë të sigurtë.” Por kjo e fundit kundërshtohet ashpër nga Të Gjelbërit që theksojnë se shumë banorë të këtyre vendeve ndiqen politikisht.

Pjesëmarrja e Të Gjelbërve në qeverinë e ardhshme gjermane shihet si mundësi e mirë për krahun punëtor nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia: kush ka një ofertë pune në Gjermani, atëherë ai mund të punojë. Agjencia për Punësim në Gjermani e sheh mundësinë e këtij ligji që të mos preket krahu punëtor vendor. Katër në pesë rastet, autoritetet gjermane japin dritën jeshile për punëtorët nga Ballkani perëndimor.

Përmes lehtësimit të emigrimit legal në Gjermani, emigrantët nga Ballkani perëndimor janë rritur për 70 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm këtë vit nga ky rajon kanë shkuar 63.000 persona, ndërsa në 2016 kjo shifër ishte 37.000.

Nga rezultatet e zgjedhjeve të 25 shtatorit në Gjermani asnjë parti nuk mund të krijojë e vetme qeverinë, ndërsa socialdemokratët SPD kanë kërkuar të mbesin opozitë. Si mundësi e vetme shihet koalicioni mes tre partive CDU/CSU e Merkelit, FDP dhe Të Gjelbërit; që për shkak të ngjyrave që kanë këto parti shpesh thirret si koalicioni xhamajkan./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat