Greqi, arrestohet personi që sulmoi me bombë ish-kryeministrin, Papademos

Evropë

Greqi, arrestohet personi që sulmoi me bombë ish-kryeministrin, Papademos

Nga: Arben Sylejmani Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:05
Arrestohet personi që sulmoi ish-kryeministrin, Loukas Papademos

Policia greke ka arrestuar një njeri të dyshuar për kryerjen e një sulmi me një letër bombe që në muajin maj ka plagosur rëndë ish-kryeministrin, Loukas Papademos dhe dy persona të tjerë që ishin në veturë me të, raporton “Ansa.it”, përcjell “Bota sot”.

I dyshuari, një 29 vjeçar, emri i të cilit nuk u zbulua, gjithashtu ka qenë i përfshirë në dërgimin e mjeteve shpërthyese në Ministrinë e Financave gjermane dhe në zyrat parisiene të Fondit Monetar Ndërkombëtar në muajin mars, ku një person u plagos lehtë.

Papademos, 70 vjeçar, ishte një kryeministër teknik për gjashtë muaj midis vitit 2011 dhe 2012, dhe ish-guvernator i Bankës Qendrore Evropiane.

Ai ishte plagosur në gjoks dhe në këmbë, i cili qëndroi në spital për më shumë se një muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat