Koalicioni opozitar në Azerbajxhan do t’i bojkotojë zgjedhjete - Bota Sot
Koalicioni opozitar në Azerbajxhan do t’i bojkotojë zgjedhjete

Evropë

E enjte, 15 nëntor 2018

Koalicioni opozitar në Azerbajxhan do t’i bojkotojë zgjedhjete

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev.

Koalicioni opozitar në Azerbajxhan tha se do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat janë caktuar për datën 11 prill, me dekret të presidentit Ilham Aliyev.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Forcave Demokratike, Camil Hasanli, i bëri të ditura planet për bojkot në një intervistë dhënë agjencisë Reuters, të martën, një ditë pasi në ueb-faqen e Aliyevit është publikuar dekreti për zgjedhjet e parakohshme.

Fillimisht ka qenë e paraparë që këto zgjedhje të mbahen më 17 tetor.

Në dekretin e presidentit nuk janë shpjeguar arsyet për vendimin, por është thënë se ai është marrë në përputhje me Kushtetutën e Azerbajxhanit dhe Kodin Zgjedhor.

Këshilltari i presidentit, Ali Hasanov, tha se votimi është sjellë më herët për të siguruar se nuk ndërhyn në “ngjarje të rëndësishme, vendore dhe ndërkombëtare” që do të zhvillohen më vonë.

Por, udhëheqësi i partisë opozitare Musavat, Arif Hacili, tha se ndryshimi i datës është "një operacion për të zgjatur sundimin e Aliyevit edhe për shtatë vjet të tjerë".

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hacili tha se beson se qëllim kryesor i Aliyevit është të pengojë opozitën nga përgatitja e duhur për zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test