Renzi shtyn dorëheqjen, Zanda: Kërkon të fitojë kohë

Evropë

Renzi shtyn dorëheqjen, Zanda: Kërkon të fitojë kohë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 10:18
Mateo Renzi

“Dorëhiqem, por pas krijimit te qeverise se re”, Matteo Renzi krijoi pështjellim me deklaratën e tij të çuditshme të largimit nga kreu i Partisë Demokratike në Itali.

Njoftimi erdhi pas zhvillimeve dramatike elektorale qe e ndëshkuan ashpër PD-në në Itali, disfata e së cilës ishte aq e thellë sa e bëri të qartë për një pjese të zërave të brendshëm që drejtuesi duhet ta linte me kaq.

Por Renzi nuk do që të ikë menjëherë. “Ne bëmë disa gabime”,-u shpreh ai,-“I pari ishte që nuk votuam në 2017-tën, kur mund të imponohej një fushatë mbi axhendën europiane dhe i dyti, që u treguam gjatë kësaj fushate tepër teknike dhe nuk treguam shpirtin e gjerave që duheshin bërë.

Sipas Renzit, e gjithë situatë e sotme politike është rezultat i problemit të lindur prej referendumit.

“Ata që kundërshtonin reformën kushtetuese”,- shtoi ai,- “janë sot viktima te vetes dhe zgjedhjes që bënë atëherë”.

Megjithatë argumentet e tij se kjo dorëheqje nuk përbën një arratisje dhe se do të qëndrojë për ta parë ekzekutivin e ri, ndaj të cilit siç tha dhe vetë, nuk do të jenë një anti-sistem por do të bëjnë opozitë, nuk i bindin disa prej anëtareve të rëndësishëm të Partisë Demokratike, përfshirë vetë kreun e grupit parlamentar Luigi Zanda.

“Vendimi i Renzit për t’u dorëhequr, por për ta shtyrë pastaj datën e largimit, është i pakuptueshëm dhe shërben vetëm për të fituar edhe pak kohë”, u shpreh ai.

Sipas senatorit demokrat, dorëheqja është një gjë serioze: “O e bën ose jo, dhe kur vendos te largohesh, heq dore pastaj nga manovrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat