Tajani refuzon postin e kryeministrit: Do të qëndroj president i PE - Bota Sot
Tajani refuzon postin e kryeministrit: Do të qëndroj president i PE

Evropë

Tajani refuzon postin e kryeministrit: Do të qëndroj president i PE

Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:35
Antonio Tajani

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi sot se do të vazhdonte të qëndronte në krye të asamblesë së PE-së.

Lideri i “Forza Italia” (FI) Silvio Berlusconi kishte menduar Tajanin si kandidatin kryesor të FI-së nëse qendra e djathtë fitonte zgjedhjet dhe partia do të ishte grupi kryesor në këtë koalicion, raporton ANSA.

Megjithatë, ndërkohë që qendra e djathtë është koalicioni më i madh në parlamentin e ri, nuk arriti dot maxhorancën e nevojshme për të qeverisur dhe aleati i FI-së, “Lega”, ka dalë forcë kryesore brenda qendrës së djathtë.

“Synoj të vazhdoj të qëndroj presidenti i Parlamentit Europian”, deklaroi Tajani për radio RAI. “Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në fushatë elektorale. Gjithnjë kam vendosur interesin e Parlamentit Europian para çdo gjëje”, theksoi ai. “Natyrisht që unë vazhdoj të jem një eurodeputet i zgjedhur nga listat e ‘Forza Italia”, tha Tajani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test