Arrestohet nxënësi, planifikonte sulm në shkollë

Evropë

Arrestohet nxënësi, planifikonte sulm në shkollë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 08:26
Friuli-Giulia

Policia italiane ka arrestuar një nxënës të shkollës së mesme pasi që kishte planifikuar të kryejë një sulm me bombë në shkollën ku shkonte.

Adoleshenti që ishte aktiv në forumet që i përkasin organizatave ekstremiste, kishte planifikuar që të bëjë një pajisje eksplozivi në shtëpi dhe ta shpërthejë at ënë shkollën e tij në rajonin Friuli-Giulia, raporton agjencia ANSA.

Me rastin e arrestimit tek ai është gjetur flamuri i ISIS-it, dokumente në gjuhën arabe por jo edhe materialin shpërthyes.

Sipas Policisë adoleshenti nëpërmjet aplikacionit The Telegram ka dërguar material  propagandistik për ISIS-in në më shumë se 60 adresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat