Parlamenti rus miraton në leximin e parë projektligjin kundër sanksioneve - Bota Sot
Parlamenti rus miraton në leximin e parë projektligjin kundër sanksioneve

Evropë

E enjte, 18 tetor 2018

Parlamenti rus miraton në leximin e parë projektligjin kundër sanksioneve

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:24
Parlamenti rus, foto nga arkivi.

Dhoma e Ulët e parlamentit rus, ka miratuar në lexim të parë projektligjin që kërkon burgosjen deri në katër vjet të rusëve që zbatojnë sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Ligjëvënësit e kanë miratur projektligjin në mënyrë anonime më 15 maj.

Legjislacioni duhet të votohet edhe në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe Këshillin Federal para se të nënshkruhet si ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky hap është cilësuar si përgjigjje ndaj sanksioneve amerikane të 6 prillit, me anë të të cilave SHBA-ja ka ngrirë asetet dhe ka vendosur kufizime financiare kundër zyrtarëve, manjatëve dhe kompanive ruse të lidhura me Putinin.

Rusia është sanksionuar edhe më parë nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera për shkak të aneksimit të Krimesë, ofrimin e mbështetjes për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe ato që janë cilësuar si aktivitete të dëmshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Sipas legjislacionit gjykata mund të burgosë katër vjet çdo individ apo përfaqësues ligjor në Rusi që refuzon të ofrojë shërbime apo të bëjë biznes me ndonjë qytear rus për shkak të sanksioneve.

Këta persona mund të dënohen edhe me gjobë deri në 9,710 dollarë.

Sipas po këtij legjisacioni ndihma që mund t’iu ofrohet qeverive të huaja për të vënë sanksioneve ndaj Rusisë mund të ndëshkohet me tri vjet burgim apo të dënohet me gjobë deri në 8,090 dollarë.

Projektligji do të votohet për herë të dytë më 17 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test