Hahn: Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor ekstra shtytje për Serbinë në EU - Bota Sot
Hahn: Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor ekstra shtytje për Serbinë në EU

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Hahn: Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor ekstra shtytje për Serbinë në EU

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:44
Johannes Hahn dhe Aleksandër Vucic

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka publikuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic, pak para nisjes së punimeve të Samitit në Sofje.

Në mbishkrimin e fotografisë Hahn, ndër të tjerash, flet për rëndësinë e Samitit të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se si ky samit ”do ti jap një ekstra shtytje Serbisë dhe rajonit në rrugën për në BE”.

Komentues në fotografi e kanë parë atë si diçka tejet pozitive për Serbinë dhe anëtarësimin e saj në BE.

Hahn megjithatë nuk përmend askund detyrimet e Serbisë karshi Kosovës, sipas marrëveshjeve të Brukselit, ani pse ky vit mëtohet të jetë fundi i dialogut për normalizimin e  marrëdhënieve mes dy shteteve dhe pritet të ketë një marrëveshje kornizë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test