Franca paralajmëron Italinë: E ardhmja në Europë, paguani detyrimet - Bota Sot
Franca paralajmëron Italinë: E ardhmja në Europë, paguani detyrimet

Evropë

E martë, 16 tetor 2018

Franca paralajmëron Italinë: E ardhmja në Europë, paguani detyrimet

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:18
Bruno Le Maire

Franca paralajmëron Italinë se duhet të respektojë detyrimet e saj, në të kundërt, Eurozona do të vuajë. Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire e bëri të qartë se të gjithë duhet ta kuptojnë në Itali, që e ardhmja e saj është në Europë dhe asgjëkundi tjetër.

Por nëse qeveria e re italiane nuk do t’i përmbahet angazhimeve mbi borxhin, deficitin dhe konsolidimin e bankave, i gjithë stabiliteti financiar i zonës së euros, do të gjendet përballë një kërcënimi serioz.

Do të shohim me kujdes se çfarë vendimesh do të marrë Roma zyrtare, ishte komenti i Le Maire, që e theksoi edhe një herë me të madhe se sa e rëndësishme është të respektohen zotimet e marra për garantimin e qëndrueshmërisë së përbashkët.

Ngjitjes në pushtet të koalicionit populist, i druhen dhe emigrantët në vend. Të premten, lideri i Lega Nord, Matteo Salvini dhe ai i lëvizjes ‘5 yjet’, Luigi di Maio prezantuan dokumentin e politikave të përbashkëta, i cili përmbante edhe planet për ngritjen e një numri më të madh qendrash, me qëllim përshpejtimin e procedurave të deportitmit të gati 500.000 emigrantëve të paligjshëm.

Ata kërkojnë po ashtu rishikimin e misioneve të shpëtimit për klandestinët, që tentojnë mbërritjen në brigjet e Italisë si dhe një rinegocim të Traktatit të Dublinit, për refugjatët.

Dokumenti nuk lë pa prekur as xhamitë dhe pretendon që imamët të regjistrohen zyrtarisht. Xhamitë e paautorizuara do të përballen sipas tij me mbylljen e menjëhershme, ndërsa propozimet për ndërtimin e atyre të reja do të kalojnë në lupë me shumë kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test