Netanyahu merret në pyetje për nëndetëset gjermane

Evropë

Netanyahu merret në pyetje për nëndetëset gjermane

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:27
Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është marrë në pyetje nga policia, për rastin e blerjes së nëndetëseve gjermane me vlerë 2 miliardë dollarë.

"Ne dëshirojmë të konfirmojmë se kryeministri sot dha dëshmi për disa orë, si pjesë e një hetimi të kryer nga njësia Lahav 433", njoftoi sot pasdite policia izraelite. 

Mediat lokale, njoftojnë se kryeministri e mirëpriti mundësinë që i është dhënë për të sqaruar rastin dhe për t'i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pohimeve të rreme të bëra kundër tij nga politikanët dhe të tjerët. 

Policia ka njoftuar po ashtu se hetimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit dhe me miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat