Mitsotakis paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë Tsipras - Bota Sot
Mitsotakis paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë Tsipras

Evropë

E enjte, 18 tetor 2018

Mitsotakis paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë Tsipras

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 13:43
Kyriakos Mitsotakis

Kreu i opozitës së djathtë greke, Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot se do të depozitonte një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit, Aleksis Tsipras, për të bllokuar marrëveshjen e arritur mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë.

Duke u shprehur para Parlamentit, Mitsotakis theksoi se ky mocion mosbesimi kundër qeverisë do të depozitohej pasdite, pas votimit të paketës së fundit të masave të kërkuara vendit nga kreditorët BE dhe FMN.

“Ne do të shohim nëse ka 154 deputetë nga 300 për t’i thënë ‘po’ nënshkrimit të marrëveshjes së arritur mes Ciprasit dhe homologut maqedonas Zoran Zaev”, theksoi Mitsotakis.

Nga kjo përgjigje, kreu i partisë konservatore ”Demokracia e re” synon të testojë kohezionin qeveritar i rrezikuar për kompromisin me Shkupin nga qëndrimi i aleatit sovranist të Ciprasit, Panos Kammenos, transmetojnë mediat greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test