Maas: Evropa nuk mposhtet nga kërcënimet e Trumpit

Evropë

Maas: Evropa nuk mposhtet nga kërcënimet e Trumpit

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 23:15
Kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas

Bashkimi Evropian nuk do të mposhtet nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave doganore, theksoi kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas një ditë para bisedimeve amerikano-evropiane për shmangien e një lufte tregtare.

“Evropa nuk do të lejojë të jetë e kërcënuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sepse, nëse ne e lejojmë një herë këtë, atëherë do të përballemi me këtë lloj sjelljeje më shpesh”, theksoi Heiko Maas në një postim në “Twitter”.

“Askush nuk ka interes për taksa doganore, sepse në fund të gjithë do të jenë humbës”, nënvizoi ai, ndërkohë që Gjermania dhe suficiti i saj tregtar kanë qenë shpesh shënjestër e kritikave amerikane, shkruan ATSH.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të shkojë nesër në Uashington, në një klimë të tendosur, për bisedime të destinuara për të penguar një luftë tregtare të plotë me Donald Trump.

Uashingtoni ka vendosur tashmë që prej qershorit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin evropian, një vendim që ka përkeqësuar edhe më tej marrëdhëniet transatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat