Përqindje e lartë e urave në Francë rrezikojnë shembjen

Evropë

Përqindje e lartë e urave në Francë rrezikojnë shembjen

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 23:55
Francë

Në 12 mijë urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta kanë nevojë për riparime, sipas një raporti që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të kishte rënë ura “Morandi” në Gjenovë.

Sipas mediave franceze, që citojnë këtë raport, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore, por në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie, në atë pikë sa që në këto ura është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda dhe në disa i krejt automjeteve.

”Në situatën më të rëndë gjenden gjithsej 840 ura”, sipas autoriteteve përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat