Debat i madh pasi dy turistë zhvishen në fontanën e Italisë

Evropë

Debat i madh pasi dy turistë zhvishen në fontanën e Italisë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:37
Dy djemtë janë xhiruar teksa zhvishen dhe tallen në një fontanë në Piazza Venezia në Romë

Dy turistë që flisnin në gjuhën angleze janë duke u kërkuar nga policia pasi janë zhveshur në një fontanë italiane.

Dy djemtë janë xhiruar teksa zhvishen dhe tallen në një fontanë në Piazza Venezia në Romë, teksa njëri i heq tjetrit të brendshmet dhe kështu bëjnë fotografi, raporton BBC.

Kjo sjellje ka ngjallur debat duke e quajtur sjelljen injorante, kurse djemtë idiotë.

Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini u shpreh “Italia nuk është tualeti i tyre i shtëpisë”.

Fjala është për një monument të ndërtuar për nder të mbretit të parë të Italisë, pas bashkimit të vendit. Monumenti po ashtu mban eshtrat e Ushtarit të Panjohur, në nderim të të gjithë ushtarëve të rënë.


 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat