Kurz: Migracioni më i vogël do të përmirësonte lidhjet në BE

Evropë

Kurz: Migracioni më i vogël do të përmirësonte lidhjet në BE

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 20:18
Sebastian Kurz

Austria duhet të bëjë maksimumin gjatë presidencës së saj të BE-së, për të ulur tensionet në të gjithë Evropën, deklaroi dje Kancelari austriak, Sebastian Kurz gjatë një fjalimi për anëtarët e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Gjermani.

“Austria ka një mundësi të mirë për nxitjen e marrëdhënieve për shkak të vendndodhjes së saj në qendër të Evropës dhe të lidhjeve të saj me Evropën Lindore”, deklaroi Kurz gjatë një takimi në shtetin lindor gjerman të Turingisë, përpara rreth 3000 anëtarëve të partisë Unioni Kristian Demokrat (CDU) të Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas kancelarit Kurz, “një nga arsyet pse Evropa është duke u shqyer, është sepse fluksi i madh i emigrantëve gjatë viteve të fundit e ka bërë më të vështirë për disa vende që të sigurojnë ndihma, si dhe ka nxitur armiqësinë mes grupeve pro dhe antiemigrantëve”.

“E gjithë kjo ka treguar se Evropa po arrin limitet e saj në një kohë kur nuk ka kufij të jashtëm funksionalë”, shtoi Kurz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat