May shpalos prioritetet e Brexit-it para homologëve evropianë - Bota Sot
May shpalos prioritetet e Brexit-it para homologëve evropianë

Evropë

E martë, 23 tetor 2018

May shpalos prioritetet e Brexit-it para homologëve evropianë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:31
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të përqendrohen në arritjen e marrëveshjes për Brexit në dy muajt e ardhshëm, duke thënë se negociatat nuk do të zgjaten.

Brexit-i nënkupton procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Ndër çështjet më të diskutueshme janë nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut - e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar - dhe Irlandës - anëtare të BE-së.

Në një darkë pune, të mërkurën në Salcburg, May u tha 27 homologëve evropianë se prioritet i saj janë mbajtja e lidhjeve ekonomike me BE-në dhe mbrojtja e Irlandës Veriore brenda Britanisë.

Brukseli këmbëngul se Irlanda e Veriut duhet të mbetet në përputhje me rregullat e saj, nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje tjetër për t'i parandaluar kontrollet fizike të kalimit të mallrave në dhe nga Republika Irlandeze.

May tha se Brexit-i është një sfidë "e komplikuar", porse duhet të përfundojë në kohë.

Pa praninë e May, liderët e vendeve të BE-së do të disktojnë sot çështje që përfshijnë marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në dhe problemet rreth kufirit irlandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test