Macron paralajmëron rindërtimin e qeverisë - Bota Sot
Macron paralajmëron rindërtimin e qeverisë

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Macron paralajmëron rindërtimin e qeverisë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 14:59
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot riorganizimin e qeverisë pasi ministri i Brendshëm Gérard Collomb dha dorëheqjen.

Mediat franceze raportojnë sot se edhe kryeministri Eduard Philip  mund të japë dorëheqjen nga qeveria.

Procedura parashikon që pas një lëvizjeje të tillë, votimi mbi besimin e qeverisë, në të cilin partia e Macron mban shumicën.

"Ne duhet të jemi besnikë ndaj projektit tonë origjinal, por ne kemi nevojë për një ajër të pastër", tha kryetari i Kuvendit të Francës, Richard Ferrand.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar as mohuar se është planifikuar një rindërtim i madh, por një burim për agjencinë, Reuters, tha se rindërtimi vazhdon.

Collomb është ministri i tretë francez që dha dorëheqjen gjatë pesë javëve të fundit. Përveç tij, dorëheqjet janë dorëzuar nga ministri i Ekologjisë Nikolas Ulo dhe ministrja e Sportit Laura Flesel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test