Një i vdekur dhe disa të plagosur pas shpërthimit në një rafineri të naftës në Bosnje - Bota Sot
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas shpërthimit në një rafineri të naftës në Bosnje

Evropë

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas shpërthimit në një rafineri të naftës në Bosnje

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:30
Pamje nga shpërthimi në Bosnje.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri të zotëruar nga rusët në veri të Bosnje Hercegovinës, duke lënë të vdekur një person dhe disa tjerë të plagosur.

Në raportimet paraprake është thënë se tetë persona janë plagosur më 9 tetor në një shpërthim në Bosanski Brod, afër kufirit me Kroacinë.

Shpërthimi ka nisur në mbrëjen e së martës duke shkaktuar zjarr të madh, i cili është shuar nga zjarrfikësit më 10 tetor.

Autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar.

Disa shtëpive afër rafinerisë u janë thyer xhamat për shkak të shpërthimit, i cili është dëgjuar edhe në anën tjetër të kufirit, përtej Lumit Sava në Kroaci.

Rafineria Bord udhëhiqet nga një njësi e Zarubezhneft, kompani e naftës në pronësi të shtetit rus.

Ajo mund të përpunojë 1.2 milionë ton të naftës së papërpunuar brenda vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test