Ministri i jashtëm britanik thotë se marrëveshja e Brexit është e mundur - Bota Sot
Ministri i jashtëm britanik thotë se marrëveshja e Brexit është e mundur

Evropë

Ministri i jashtëm britanik thotë se marrëveshja e Brexit është e mundur

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:09
Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt

Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha se një marrëveshje e Brexit me Bashkimin Evropian është e mundur me  vullnet të mirë, por se ka ende çështje të pazgjidhura.

Negociatorët nga të dyja anët nuk arritën të mbushin hendekun në bisedimet e fundjavës përpara një takimi të nivelit të lartë të BE-së të mërkurën dhe të enjten.

“Unë mendoj se të gjithë në Britaninë e Madhe duhet të kenë besim se kjo kryeministre, Theresa May  kurrë nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që nuk është në përputhje me letrën dhe frymën e rezultatit të referendumit”, iu tha Hunt gazetarëve gjatë arritjes në  takimin e ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg të hënën.

“Por ne gjithashtu besojmë fort që mund të gjejmë një marrëveshje mbi atë bazë që punon për Bashkimin Evropian dhe partnerët dhe miqtë tanë në Evropë”, tha ai,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...