Facebook e ka emëruar ish-deputetin britanik, Sir Nick Clegg, në krye të çështjeve globale dhe komunikimit.
51 vjecari ka marrë këtë post në kohën kur Facebook po përballet me presion politik në rritje sa u përket problemeve që lidhen me lajme të rrejshme, me mbrojtje të të dhënave dhe kërcënim të rregullacionit qeveritar.
Ish-kryetari i Partisë Liberale Demokratike do të shpërngulet në Luginën e Silikonit në janar, ka raportuar FT.
Ai do ta pasojë Elliot Schrage, i cili ka njoftuar në qershor se do të largohej nga Facebook-u pas një dekade.