Katër persona kanë humbur jetën sot në Itali, si pasojë e një stuhie të madhe që përfshiu vendin.
Sipas mediave, dy të rinj humbjen jetën afër Romës, kur u goditën nga një pemë derisa ishin në lëvizje.
Në një incident të ngjashëm, një person tjetër mbeti i vdekur në qytetin e afërt të Teracina.
Viktima e katërt e stuhisë ishte një 21 vjeçar në Napoli, i cili po ashtu u godit nga një pemë deri sa ishte duke ecur.
Mediat italiane raportuan se parqet janë mbyllur për qarkullim, ndërsa edhe shkollat kanë ndërpre mësimin, kurse autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa pasur shumë nevojë.
Në shumicën e pjesëve të vendit gjatë ditës u dhanë paralajmërime për reshje të mëdha të shiut dhe stuhi.