Malmstrom: BE-ja do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja vendos tarifa mbi automjetet - Bota Sot
Malmstrom: BE-ja do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja vendos tarifa mbi automjetet

Evropë

Malmstrom: BE-ja do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja vendos tarifa mbi automjetet

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:53
Cecilia Malmstrom

Komisionerja evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom paralajmëroi SHBA-në se Brukseli do të konsiderojë çdo tarifë shtesë mbi importimin e automjeteve të saj si një “akt jomiqësor”.

“Nëse presidenti Donald Trump e aplikon këtë kërcënim, ne do të kundërpërgjigjemi”, theksoi ajo në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane “Die Zeit”.

Kjo intervistë u publikua vetëm pak orë para se Malmstrom të takohej në Uashington me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Robert Lighthizer.

Dy palët kanë punuar për krijimin e një udhërrëfyesi për të arritur një marrëveshje në të ardhmen, që kur Trump dhe presidenti i Komisionit evropian, Jean Claude Juncker u takuan në korrik për të ulur tensionet tregtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test