Sondazhi: Britanikët kundër Brexit - Bota Sot
Sondazhi: Britanikët kundër Brexit

Evropë

Sondazhi: Britanikët kundër Brexit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Në të parin verifikim të opinionit publik pas zhvillimeve të fundit dramatike në politiken britanike për çështjen e marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, një sondazh i besueshëm tregon se 54 për qind e britanikëve janë kundër Brexit dhe shprehen pro mbajtjes së një referendumi të dytë për këtë çështje. Nga ky sondazh rezulton se zonja May, mbetet politikania që i besohet më shumë për të drejtuar Britaninë drejt Brexitit, me 6 për qind më shume ndaj udhëheqësit të opozitës laburiste.

Më shumë se gjysma e britanikëve të pyetur në një sondazh të rrjetit të madh informativ britanik “SkyNews”, shprehen se janë kundër Brexit, dhe madje preferojnë mbajtjen e një referendumi të dytë për këtë çështje. Pas tollovisë politike për projekt-marrëveshjen e fundit të rënë dakord mes qeverisë dhe BE-së, vetëm një ndër shtatë britanike mendojnë se ky plan i Theresa May është më i mirë se dalja nga BE pa marrëveshje ose qëndrimi në BE. Kryeministrja theksoi se këto tre opsione janë të vetmet në tavolinë, pas negociatave me bllokun tregtar evropian.

Mbi 54 për qind e britanikeve do të preferonin të qëndronin në BE, kundrejt 32 për qindëve që janë pro largimit pa marrëveshje, kur vetëm 14 përqind mbështesin planin e kryeministres. Ndërkohë, 55 për qind e britanikeve shprehen në favor të mbajtjes së një referendumi të dytë për Brexit. Nga ky sondazh rezulton se zonja May, mbetet politikanja që i besohet më shumë për të drejtuar Britaninë drejt Brexitit, me 31 për qind të preferencave, përkundrejt 25 për qind ndaj udhëheqësit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

Ideja e një referendumi të dytë për Brex-it pas ndërgjegjësimit gjithnjë e më të madh për pasojat dhe avantazhet e tij, është një opsion i papëlqyer me shumë nga konservatorët në pushtet dhe mbështetësit e daljes nga BE-ja, pikërisht për shkak të rezultateve të sondazheve të herëpashershme kundër Brexit, sesa parimit të respektimit të vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike të shumicës së britanikëve përpara dy vjetësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat