Përfaqësuesit e BE-së miratojnë mbështetjen për masë disiplinore ndaj Italisë

Evropë

Përfaqësuesit e BE-së miratojnë mbështetjen për masë disiplinore ndaj Italisë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 07:29
Bashkimi Evropian

Përfaqësuesit e qeverive të Bashkimit Evropian mbështetën të enjten një masë disiplinore kundër Italisë mbi borxhin e saj, tha një zyrtar i BE për Reuters, pavarësisht se nga Roma po vijnë shenja kompromisi.

Komiteti Ekonomik dhe Financiar i Këshillit të BE-së miratoi një amendim që thotë se një procedurë disiplinore e bazuar në borxhet, ndaj Italisë “është e garantuar”, tha zyrtari.

Masa i lejon Komisionit Evropian të rekomandojë hapjen zyrtare të një procedure disiplinore kundër Italisë për buxhetin e saj tepër ekspansionist të vitit 2019, me Romën që nuk zvogëlon borxhin e madh të vendit, siç kërkohet nga rregullat e BE.

Vendimi vjen një ditë pasi ministri italian i ekonomisë, Giovanni Tria tha se qeveria e tij po kërkonte mënyra për të ruajtur shpenzimet publike, duke mbështetur rritjen ekonomike, që të shmangë masat disiplinore.

Pas një rekomandimi të Komisionit, qeveritë e BE do të duhet të fillojnë formalisht procedurën, e cila mund të çojë në sanksione financiare dhe do ta mbante Italinë në qendër të vëmendjes së tregut për një periudhë të zgjatur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat