Prishtinë, 27 prill - Shitja e Ndërmarrjeve të Kosovës në Serbi nga ana e Beogradit, mos kthimi i Fondit të Privatizimit çështja e Trepçës, ndërmarrjeve të Gjakovës, privatizimi i Brezovicës dhe Llamkosit janë shqetësimet Komisionit kuvendar për ekonomi, të ngritura të martën gjatë raportimit të raportit vjetor nga ana e drejtuesve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Dino Asanaj, kryetar i Bordit të AKP-së procesin e privatizimit në Kosovë, edhe pse me disa vështirësi të disa ndërmarrjeve me spin-off special, e ka vlerësuar si të suksesshëm, duke veçuar shpërndarjen e 20 për qindëshit. Asanaj, tha se në përgjithësi procesi i privatizimit po shkon mirë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)