Filmi i frikshëm mbi koronavirusin, po sikur të dalë i vërtetë?!

Filma

Filmi i frikshëm mbi koronavirusin, po sikur të dalë i vërtetë?!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:41
Songbird

Filmi “Songbird” me regji të Michael Bay, është i ambientuar në një Los Angelos të shkretë, të kontrolluar nga forcat ushtarake, në një të ardhme në të cilën sëmundja ka arritur në majat e saj fatale.

Megjithëse filmi i realizuar nga Bay është një panoramë e asaj që mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, sërish mbetet dilema, se përse e bëri dhe kush do shkojë ta shikojë? Në film virus ka pësuar mutacion, dhe vaksina nuk ka dhënë asnjë efekt. Zgjatja e izolimit dhe mundësia për hapje vazhdon prej vitesh. Nuk është një skenar optimist dhe lavdi zotit për momentin “Songbird” është vetëm një film.

Ndërkohë gjithmonë në film, Covid-19 shndërrohet në Covid-23 dhe është shumë më i rrezikshëm. Personazhi i Nicos, interpretuar nga KJ Apa, për fat të mirë është imun dhe përpiqet të sfidojë kufizimet dhe masat e shtrënguara, për të arritur të takojë të dashurën e tij. Filmi “Songbird” pritet të dalë në 2021, dhe për herë të parë nuk dihet nëse njerëzit do të duan ta shikojnë një film të tillë.

Regjizori Micheal Bay është mësuar me kritikat e ekspertëve, të cilët nuk është se e kanë konsideruar shumë atë dhe filmat e tij, por nga ana tjetër filmat e regjisorit kanë njohur një sukses të jashtëzakonshëm në shikueshmëri. Kritikët nuk kanë qenë entuziastë as për trailerin e filmit.

Megjithatë aktoria Sofia Carson e cila interpreton protagonisten Sarën, është shprehur se filmi flet për dashurinë e vërtetë ndërmjet dy të rinjve. “ Është një histori ndarjeje, por me një fund të mirë, që përfundon me mbarimin e ditës”, ka thënë aktorja. Në film shfaqet dhe aktorja e njohur e Hollywoodit Demi Moore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat