Bën bujë filmi 2-minutësh për martesën

Filma

Bën bujë filmi 2-minutësh për martesën

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Foto Ilustrim

Një film i pazakontë ka nisur të marrë vëmendje në botë. Edhe pse i shkurtër vetëm dy minuta, filmi i titulluar “Thursday Appointment” ka nisur të marrë çmime në Afrikë.

Filmi që flet për martesën, e që nxjerr një mesazh të fuqishëm nga një bisedë e një çifti të moshuar brenda një veture, është shpërblyer me çmim në Festivalin e Filmit në Afrikë, “Luxor”.

Në film, çifti i moshuar ia reciton njëri-tjetrit poemën e Hafezit. Ndërsa kur vetura ndalet në semafor, çifti vëren një çift më të ri që bërtet ndaj njëri-tjetrit me të bijën e tyre të mërzitur të ulur prapa.

Më pas çifti i moshuar bën një gjest që thotë shumë për mënyrën se si e ka çuar martesën e vet dhe se si ata që duhen mund të pajtohen pas përplasjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat