Fenomeni “Squid Games”, përse të gjithë e ndjekin serialin?

Filma

Fenomeni “Squid Games”, përse të gjithë e ndjekin serialin?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:42
Squid Games

Nëse jeni të abonuar në Netflix, ndoshta këto ditë po shihni “Squid Games” një serial korean, që mund të ndiqet i dubluar në anglisht ose në gjuhën koreane me titra në anglisht. E thënë në këtë mënyrë, duket diçka shumë e largët nga një gjë që do donim ta shihnim. Por ky serial po thyen rekorde shikueshmërie, në pritje për t’u bërë seriali televiziv me shikueshmërinë më të lartë në botë.

Më shumë se “Froni i Shpatave” apo “Shtëpia e Letrës”. Që nga dita e e parë e transmetimit, në 17 shtator, vetëm në Tik Tok, videot që flasin për këtë serial, janë parë rreth 30 miliard herë. Të rinj e adoleshentë janë të fiksuar tashmë me këtë serial.

Por Pse? “Squid Games” i referohet një loje për fëmijë në Kore, loja e kallamarit: është një dramë distopike në të cilën 456 të dëshpëruar të mbytur nga borxhet, rekrutohen dhe dërgohen në një ishull misterioz ku sfidohen me njëri tjetrin në lojëra të ndryshme për fëmijë. Ata që humbasin eliminohen menjëherë – fizikisht. Pra vriten. Dhe ai që fiton në fund merr me vete 38 milion euro.

Rojet janë të veshura me tuta të kuqe dhe maska të zeza ku është vizatuar një trekëndësh, një rreth apo një kuadrat në varësi të gradës.

Pse ka sukses? Për shumë arsye. Sepse ngjason me video lojërat dhe sfidat vdekjeprurëse që ndonjëherë shfaqen në rrjetet sociale. Por jo vetëm. Sepse, në mënyrë qesharake ndonjëherë, flitet për jetët e të varfërve, për padrejtësitë në botë, rëndësinë për të pasur një mundësi kur je i dëshpëruar. Por dhe për atë arrin të mos humbasë asnjë thërrime njerëzimi dhe kur rrethohet nga përbindësha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat