Puka, mozaik i kontrasteve të bukurive të egra malore - Bota Sot
E shtunë, 17 nëntor 2018
  • Puka, mozaik i kontrasteve të bukurive të egra malore

    Qyteti i Pukës tashmë është shëndrruar në një destinacion turistik kjo për shkak të moziakut të bukurive që ofron ku ndërthuren bukuritë e natyrës me kontrastet e bukurive të egra malore.

    Ky qytet ofron shumë për turistët që nga traditat, kulinaria deri tek historia dhe peizazhet e veçanta që ndërthurin turizmin natyrore me atë të aventurës pasi turistët në Pukë mund të esklporojnë shtigje mjaft piktoreske duke bërë hiking ose duke ngritur çadra nën shoqërinë e njëri-tjetrit në luginat që ofrojnë një spektakël natyror.

    Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

    Një nga pikat më atraktive të Pukës është edhe parku i gjelbër i qytetit, i cili është  harmonizuar natyrshëm me liqenin e rivitalizuar.

    Puka ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm. 

1 / 8
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat