Chelsea e gatshme të paguajë 75 milionë euro për Iscon

Futboll

Chelsea e gatshme të paguajë 75 milionë euro për Iscon

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:09
Isco

Isco nuk është duke kaluar moment të mirë te skuadra e Real Madridit.

Në përfundim të këtij stinori, Chelsea mund të humbasë yllin e ekipit Eden Hazard i cili mund të transferohet te Real Madridi.

Por nga Los Blancos në janar te Blutë mund të transferohet një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Iscon i cili me marrjen e drejtimit të Realit nga ana e Santiago Solarit po gjen shumë pak hapësira në formacion pasi nuk preferohet nga trajneri argjentinas.

Me shumë gjasa mesfushori do të ndërrojë skuadër që në janar dhe Isco mund ti bashkohet pikërisht Chelseat.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Chelsea është gati të ofrojë 75 milionë euro për kartonin e Iscos, i cili ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat