Skënderbeu në krizë të thellë - Bota Sot
Skënderbeu në krizë të thellë

Futboll

Skënderbeu në krizë të thellë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:02
Skënderbeu në krizë të thellë

Skënderbeu zyrtarisht në krizë të thellë rezultatesh. Korçarët e mbyllën në mënyrën më të keqe vitin 2018 pasi u mposhtën 1-0 nga Kamza në sfidën që hapi javën e 18-të të Kategorisë Superiore, duke pësuar difatën e 4-t rresht . Vetëm 1 pikë për Skënderbeun në 5 ndeshjet e fundit është shumë pak për kampionët në fuqi që javë pas jave po distancohen gjithnjë e më shumë nga kreu i klasifikimit. Kamza nga ana tjetër mori një fitore jetike falë një goli të një ish si Masato Fukui i cili nuk festoi në shenjë respekti ndaj korçarëve. Me këtë sukses skuadra e Ernest Gjokës la përkohësisht zonën e rënies nga kategoria duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. I asistuar nga Malaj në minutën e 43-të, japonezi Fukui shpërtheu në krahun e majtë të sulmit të Kamzës duke i shpëtuar mbulimit të Vangjelit dhe duke ndëshkuar Aldo Teqjan. Te Skënderbeu u ndje shumë mungesa e yllit të ekipit Dejvi Bregu i cili mungoi për shkak skualifikimi. Pa Bregun në sulm, skuadra e Shehit nuk kishte vizionin e duhur përpara portës aq sa në pjesën e dytë humbi një rast flagrant me Gripishin që u ndal mbi vijën fatale nga italiani Bonanni. Ndeshja u mbyll me shumë tension pasi të dyja skuadrat në minutat e fundit kontenstuan ashpër disa nga vendimet e gjyqtarit kryesor Laver Alla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...