Juventus ishte dëshira e vetme e Ronaldos

Futboll

Juventus ishte dëshira e vetme e Ronaldos

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Cristiano Ronaldo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në drejtim të Juventus, pasi ai fitoi Ligën e Kampionëve, ishte befasi për shumë kë.

Të gjithë prisnin se në rast largimi nga Real, Ronaldo do të transferohej në Manchester United, për një rikthim madhështor.

Megjithatë, agjenti i tij, Jorge Mendes së fundmi ka zbuluar një detaj tejet interesant.

“Dua ta bëj të qartë. Ideja erdhi nga vet lojtari. Ai më tha se dëshironte të luante me Juventusin” ka thënë Mendes për “Rai Sport”, 

Karriera e Ronaldos nuk është se ka pësuar rënie pas largimit nga Real Madrid, pasi ai po regjistron shifra të jashtëzakonshme edhe në Serie A.

Por, ekziston rreziku që Ronaldo të mos shënojë 50 gola në një vit kalendarik, për herë të parë pas 11 sezoneve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat