Fillojnë spastrimet - Bota Sot
Fillojnë spastrimet

Futboll

Fillojnë spastrimet

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Kico

Kategoria Superiore do të mbyllë sot aktivitetin e saj për vitin 2018, për t’u rikthyer më pas në muajin janar, ndërsa klubet kanë nisur menjëherë nga puna për merkaton e dimrit.

Sa i përket afrimeve, Kukësi është e vetmja skuadër që deri tani ka njoftuar marrëveshjen për blerjen e dy futbollistëve të Luftëtarit, Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca, ndërsa klubet e tjera ende nuk kanë asgjë konkrete.

Por sot ka nisur edhe fushata e spastrimeve, me Flamurtarin që ka vendosur të largojë nga skuadra mbrojtësin rumun Cristian Sirghi. Ky i fundit erdhi me bujë në Vlorë, por një dëmtim e la jashtë fushave për shumë javë, ndërsa palët vendosën të prishin kontratën me marrëveshje, për pjesën e mbetur të sezonit.

Largimi tjetër vjen nga Laçi, pasi klubi kurbinas ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me sulmuesin maqedonas Marian Altiparmakivski, i cili luajti disa ndeshje për bardhezinjtë, por nuk arriti të bëjë diferencën dhe të fitojë një vend si titullar.

Ndonëse zyrtarisht merkatoja e dimrit çel siparin më datën 1 Janar, “shkëndijat” e para kanë filluar tashmë dhe premtojnë për një sezon “të nxehtë” transferimesh edhe në këtë periudhë, aspekt që lidhet edhe me rivalitetin e fortë mes skuadrave në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...